Outreachmail participants 09 Albanian

From Ecotopia Biketour Wiki
Jump to navigation Jump to search

Turi Çiklistik 2009 – ndjeni të nxehtin

Ttssssss .... ne po djersitemi në zyrën tonë në Banjo Luka, ne jemi duke u përgatitur dhe po ju ftojmë edhe ju gjithashtu.

Eja bashkoheni edhe ju në turin çiklistik të Ballkanit Perëndimor këtë verë!

Ne do nisemi nga Beogradi(Serbi), nëpërmjet Shkupit, Tiranës, Podgoricës, Sarajevës, Zagrebit deri në kampin e Mnogo Malom në Jagnjedovec (Kroaci. Itenerari ynë është rreth 1700 km dhe do të na zgjatë pothuajse dy muaj: nga 7 korrik deri më 28 gusht. Ky tur çiklistik nuk është vetëm një plan shëtitor në rrugët e vjetra me pamje piktoreske, por është një fushatë dhe veprimtari e plotë mjedisore. Ne do të marrim pjesë në fushatat e vendeve ku do të kalojmë; ne do të rekuperojmë rrugët e qyteveve të cilat janë ende të mbingarkuara – dhe të bllokuara - nga makinat. Do të shpërndajmë informacioneve mbi çështjet e ndotjes së industrive që dëmtojnë shëndetin dhe do të ndihmojnë në luftën kundër planeve për të ndërtuar industri të tilla të reja. Diskretitimi i mitit të energjisë bërthamore në breg të Adriatikut. Ne do të qëndrojmë pranë edhe me komunitetet lokale që punojnë për një zhvillim të qëndrueshëm, në shtëpi, në rritjen e produkteve të tyre, në permaculture, që rinovjnë, riciklojnë, ruajnë rezervat e tyre natyrore ... Dhe aty do të ketë më shumë se kaq!!

Meqë 2009 është viti në të cilin qeveritë në Kopenhagë do të vendosin nëse ata do të ndalin ndryshimin e klimës apo jo, turi çiklistik do t’i kushtojë më tepër vëmendje kësaj çështje. Ashtu si kudo tjetër, në Ballkanin Perëndimor ka shumë për të bërë mbi luftën për ngrohjen globale. Me njerëz që do të takohemi / në rrugë / ne do t’i informojmë, dhe shkëmbejmë mendime për përmirësimin dhe për luftimin kundër kaosit të klimës - ne do të përballim të nxehtin!

*[ I nxehti na bashkon këtë verë! ]*

Nëse ju doni që të bashkoheni në këtë tur çiklistik, ju jeni të mirëpritur. Bashkohu me ne, në qoftë se:

  • mund të ecni me biçikletë rreth 50 km në ditë në mot të nxehtë (duke sjellë me vete një kapele!)
  • jeni të interesuar në çështjet e mjedisit dhe që duan të marrin pjesë në veprimtari.
  • ju doni të merrni pjesë në marrjen e vendimeve me konsensus (flasim!) dhe....
  • mund të ndihmoni me detyrat e përditshme të tilla si përgatitja e ushqimeve, me tërhek rimorkio, pastimi ose ngritja e tendave për të fjetur.

* [Si mund të merrni pjesë]*

Së pari: Lexoni të gjitha informacionet e domosdossheme mbi Turin çiklistik në faqen tonë të internetit dh& plotësoni formularin e aplikimit tek http://www.thebiketour.net/join-us/ asap (para 10 qershor!)

Pastaj: kontrolloni nëse keni nevojë për vizë për të udhëtuar nëpër vende si: (Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia). Nëse është kështu na kontaktoni, kështu që ne mund të shohim se si mund t’ju ndihmojmë që të merrni vizat tuaja.

Çdo person paguan një tarifë për pjesëmarrjen, rreth 5 euro në ditë (ata me një situatë më të mirë ekonomike ndoshta edhe pak më shumë se ata që nuk kanë situatën e mirë ekonomike). Pagesa mbulon çdo gjë - përpjekje organizative, ngjarjet e ndryshme, veprimtaritë, seminaret, tre vakte në ditë dhe një vend për të vënë tendën tuaj.

Nëse bashkoheni nga fillimi: takohemi me 5 korrik në Beograd sepse me 6 korrik ne do të bëjmë një aktivitet Cyclemania. Më pas ne do të marrim trenin e natës në Maqedoni. Turi çiklistik 2009 do të fillojë në Shkup në pasditen e datës 7-të.

Ju gjithashtu mund të bashkoheni me ne diku përgjatë rrugës tonë - por ju lutemi na tregoni paraprakisht rreth ku dhe kur ne mund t’ju presim dhe mund t’ju takojmë.

Ka shumë këshilla që ne mund t’ju japim për t’u bërë gati për Turin çiklistik, por për ta pasur këtë ftesë, ju kërkoni më mirë nëpërmjet faqes sonë të internetit dhe mund të gjeniçdo gjë atje. Por në qoftë se keni pyetje, pyesni!

Shpresojmë që t’ju takojmë!

Daniël dhe Marcha

Koordinatorët ndërkombëtar për këtë vit

http://www.thebiketour.net

http://btwiki.ecobytes.net

infoatecotopiabiketour.net